Futboll

Champions League, Zidane i la për shtatë minuta vetëm lojtarët pas pjesës së parë në finale kundër Juves

Për shtatë minuta, Zidane i la vetëm lojtarët në pushim të ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridit fitoi Championsin në qershorin e 2017-ës, duke u bërë klubi i parë që e fiton këtë trofe 2 herë me radhë, teksa në finalen e Cardiffit, mposhti Juventusin me rezultatin 4-1, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi kaluan të parët në avantazh, ndërsa pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, por me Juventusin më aktiv dhe më kërkues.

Në dokumentarin “En el corazón de la Duodecima” (Në zemër të 12’ës), është zbuluar se në pushim të ndeshjes, Zidane la vetë ekipin përreth 7 minuta, ndërsa më pas mbajti një fjalim që zgjati rreth 2 minuta.

Në aq pak kohë, tekniku francez i madrilenëve u tregua i saktë në orientimin e lojës dhe motivimin e lojtarëve, ndaj dhe arriti të rikthejë në fushë një skuadër më të fortë se kurrë, që i shënoi Juventusit 3 gola në 45 minuta për ta fituar titullin 2 herë me radhë dhe 12’in në histori të klubit, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.

 

Related posts

“E ADHUROJ SULMUESIN MORATA SEPSE E MERITON”/ Presidenti i Juventus: Nëse do të duan ta blejnë, duhet ta…

Delo.autor

Costa: Humbja nga Reali na bashkoi

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jo vetëm Real Madrid, menaxheri i Lewandowski-t fut në lojë edhe një ekip tjetër

Delo.autor

Leave a Comment