Futboll La Liga

Chelsea me ‘aromë’ Barcelone, Enrique trajner ndërsa Belleti drejtor sportiv

Luis Enrique është në pritje të një telefonate nga Chelsea, nëse klubi vendos që gjatë ditëve të ardhshme ta shkarkojë Antonio Conten.

Sipas Sport,ish trajneri i Barcelonës, Enrique, është zgjedhja e parë e klubit  londinez për ta zëvendësuar Conten, që duhet gjithmonë e më larg klubit.

Conte gjatë një javë ka pësuar humbje 4-1 ndaj Watfordit dhe 3-0 ndaj Bournemouthit.

Enrique shihet si kandidati më serioz për stolin e Chelseat

Po ashtu mësohet se ish lojtari i Barcelonës dhe Chelseat, Juliano Belletti, do të emërohet si drejtor sportiv në Stamford Bridge.

Chelsea do të luajë ndaj Barcelonës në fazën e eliminimi direkt ku kanë mbetur vetëm 16 klube në Ligën e Kampionëve.

Belletti ish lojtar i Barcelonës dhe Chelseat

Enrique shihet edhe si trajneri i duhur për tu përballur me skuadrën e Ernesto Valverdes në dy ndeshje.

Enrique më parë ka qenë trajner te Roma dhe Celta Vigo, para se ta merrte drejtimin e Barcelonës. 

Related posts

E FUNDIT/ KAOS në Prishtinë për një biletë: Policia ndërhyn me GAZ lotsjellës kundër tifozëve (VIDEO)

Isa.Autor

KAPITENI XHIXHA LARGOHET NGA TIRANA/ Akord menjëherë me nënkampionët për Europën

F.autor

ETRIT BERISHA I HEQ GËZIMIN E PARË GALLIANIT/ Monza përplaset tek gardiani shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment