Basketball Të tjera

Ditë tersi për Warriors, Cleveland e Boston, festojnë Houston e Lakers

Dita e sotme në NBA ka sjellë rezultate surprizë, me humbjen e ekipeve të Golden State dhe Cleveland, që duket se nuk po kalojnë një moment të mirë. Cavaliers vijojnë momentin e krizës, që sot u mundën 116-98 nga Orlando, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase. Cleveland e nisi mirë takimi, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e skuadrës vendase, ku u dallua Simmons me 34 pikë, ndërsa 25 pikët e 10 rebaund të LeBron James mbetën për statistikë. Zhgënjen edhe Golden State, që u mund 125-105 nga Oklahoma, ndeshje e dominuar nga Thunder, me Paul George që realizoi 38 pikë, ndërsa Durant 34, duke bërë diferencën në parket. Për Warriors u dallua Durant me 33 pikë, por ër mbetën për statistikë. Fiton skuadra e Houston, që mundi 123-113 Brooklyn dhe kërkon të marë kreun në Perëndim, ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Harden me 36 pikë e Paul me 25.

Suprizat kanë vijuar edhe më humbjen e Boston, deri diku e pritshme, duke qenë se luajti në fushën e Torontos, që fitoi 111-91. Skuadra kanadeze e dominoi ndeshjen, duke e thelluar diferencën me kalimin e minutave, me Lowry që realizoi 23 pikë, më i miri në fushë për Toronton. Lakers po kalon një moment të mirë në kampionat, duke fituar 112-93 ndaj Phoenix, ndeshjeku kalifornianët u shkëputën në pjesën e dytë. Ingram me 26 pikë dhe Randle me 21 u dalluan për Lakers, që korrën suksesin e 23-të sezonal, ndërsa 24 pikët e Warren mbetën për statistikë. Fiton edhe ekipi i Atlantës, që mundi 108-82 Memphis, ndeshje e dominuar nga vendasi, me Schroder që bëri diferencën në fushë, autor i 22 pikëve. Philadelphia, falë 27 pikëve dhe 12 rebaund të Embiid fitoi 115-102 ndaj Washington, ndërsa Milwaukee triumfoi 103-89 ndaj New York, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 23 pikë e 11 rebaund.

REZULTATET E SOTME

Orlando – Cleveland, 116-98

Atlanta – Memphis, 108-82

Brooklyn – Houston, 113-123

New York – Milwaukee, 89-103

Toronto – Boston, 111-91

Philadelphia – Washington, 115-102

Golden State – Oklahoma, 105-125

Lakers – Phoenix, 112-93

Related posts

Shkëndija tjetër hap drejt titullit, triumfon në Shkup

Q.Autor

HISTORI SUKSESI/ Një shqiptar në Formula 2, Zendeli i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës së madhe

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës së NBA, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment