Futboll Premier League

Chelsea, Conte: Mua nuk më blejnë kampionë

Antonio Conte ka shprehur edhe njëherë pakënaqësitë ndaj presidencës së Chelseat, që ka nisur që pas merkatos verore dhe vijoi edhe në janar. Ish trajneri i kombëtares italiane nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur me merkaton e kryer nga klubi dhe nuk ka ngurruar ta bëjë publik qëndrimin e tij.

“Nuk e di si ia bëjnë trajnerët e tjerë, që i bindin drejtuesit të bëjnë shpenzime marramendëse. Unë nuk ia kam dalë dot. Mua nuk më kanë sjellë asnjë kampion”, tha Conte me humor, në një konferencë për shtyp.

Tekniku i Chelseat komentoi edhe zërat që flasin për Luis Enriquen si pasues të tij në stolin londinez, pas përfundimit të sezonit.

“Luis Enriquen e njoh që nga periudha kur drejtonte Romën dhe unë Juventusin. Kam respekt për të dhe punën e tij. Është një trajner i aftë dhe bashkë kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, tha Conte, duke mos mohuar mundësinë e largimit në verë.

Related posts

ZËVENDËSIMI I GRIEZMANN I BËN PËRSHTYPJE DHE SIMEONES/ Reagimi i trajnerit të Atleticos bën xhiro në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

“SHQIPTARËT KANË PAK…”/ Ndryshojnë plotësisht Champions dhe Europa League, ja si do funksionojë

F.autor

TURQI-ITALI/ 20 vite më parë Conte realizonte këtë SUPER GOL. A do të përsëritet historia? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment