Albanian Stars

Lajm i mirë për Kombëtaren, talenti merr shtetësinë shqiptare

Një lajm i mirë ka ardhur sot për të ardhmen e Kombëtares. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin nga Kosova, Egli Kaja. Futbollisti 20-vjeçar, i cili është në pronësi të skuadrës angleze Wimbledon, do të pajiset me pasaportë shqiptare pas këtij vendimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Sllovakisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit U-21.

Kaja luan në pozicionin e mesfushorit ofensiv dhe është thirrur më parë nga trajneri Alban Bushi në një grumbullim të zhvilluar në maj të vitit të kaluar në Shqipëri. Siç duket Kaja ka lënë përshtypje të mira te stafi kuqezi dhe për këtë arsye djaloshi i lindur në Ferizaj nisi procedurat për marrjen e shtetësisë shqiptare. Egli Kaja ka të dhëna mjaft të mira dhe mund të jetë një lojtar me të ardhme në kombëtaren shqiptare./EDS/

Related posts

Merkato/ Memushaj pritet të ndryshojë skuadër, zbulohet klubi i ri

Delo.autor

Pagliuca i thur elozhe shqiptarëve: Strakosha i jep pikë skuadrës dhe bravo Tares…

Q.Autor

Rrëfimi i Florian Markut, nga përballja me rivalin grek tek premtimi për titullin kampion bote në UFC

Q.Autor

Leave a Comment