Futboll

Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Andreas Christensen ishte lojtari i cili u kritikua për golin e Messit ndaj Chelsea. Megjithatë, tabloidët dhe tifozët e Chelseat gjithashtu hedhin gishtin nga një lojtar tjetër: Cesc Fabregas.Madje edhe vet Christensen. Sipas ‘The Sun’ , qendërmbrojtësi danez menjëherë pas golit shihet duke i drejtuar gishtin spanjollit dhe ai e bën atë gjë në mënyrë bindëse duke lënë fajin te bashkëlojtari i tij.

Në lojën në fjalë, Christensen humbi pasimin por fajësoi Cesc, marrësin, i cili ishte në skaj të zonës, me arsyetimin se ai nuk bëri mjaft për ta pranuar topin duke e lënë atë të kalonte në anën tjetër ku Iniesta mori atë top para Azpilicuetes dhe shërbeu një pasim për Messin.

Një numër i madh i ndjekësve të Chelsea, sipas The Sun’ , do të pajtoheshin me danezin duke iu referuar Cesc si fajtor, megjithëse një shumicë e madhe e konsideron Christensen si përgjegjës për rrezikimin e madh që bëri në atë pasim.

Related posts

E ARDHMJA E HYSAJT NË DILEMË/ De Laurentiis vendos për merkaton e Napolit. Ja se çfarë bën për mbrojtësin e Kombëtares…

Delo.autor

Çfarë ka bërë Coutinho që Barça është mërzitur kaq shumë?

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Milan arrin marrëveshjen, Petter Hauge një hap larg transferimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment