Futboll Premier League

Conte: Kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, dua t’i respektoj

Antonio Conte i ka mohuar zërat se është ndër kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, duke thënë se ka kontratë me Chelsean dhe synon ta respektojë.

Dje, Federata e Futbollit e Italisë konfirmoi se Conte ishte njëri prej katër kandidatëve që janë duke u konsideruar për ta zëvendësuar të shkarkuarin Giampiero Venturan, me zv/presidentin e komanduar të zgjedhur dje, Alessandro Costacurtan, që pohoi se po shkonte në Londër për të biseduar me Conten, transmeton Express.

Megjithatë, Conte ka thënë sot në një konferencë për media: “Mund t’ju them se Costacurtan e kam mik dhe kemi luajtur së bashku në ekipin kombëtar më 1994”.

“Mbase ai ka harruar se i kam 18 muaj në kontratë në Chelsea dhe vullneti im është të përmbush këtë kontratë”, shtoi ai.

Related posts

Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Karantina “e luksit”, lojtari i Dortmund me “qendër stërvitore” në tarracën e shtëpisë (FOTO)

Delo.autor

NUK E BESON DOT ATË QË PO I NDODH TEK CITY/ Guardiola: E kam të vështirë ta shpjegoj…

Delo.autor

Leave a Comment