Futboll Premier League

City, United dhe Arsenal zbresin në fushë për javën e 26-të

Burnley i vendit të shtatë do të presë Manchester City në javën e 26-të të Premier League mesditën e së shtunës. Vendasit vijnë nga një barazim 1-1 të marrë në fushën e Newcastle, ndërsa miqtë kanë bërë detyrën, duke fituar 3-0 në shtëpi ndaj West Bromwich. Kërcënimi kryesor i mbrojtjes vendase do të jetë Sergio Aguero, i cili ka realizuar 6 gola në katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Burnley në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, skuadra e Guardiola-s ka realizuar dy ose më shumë gola në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa Burnley e ka bërë një gjë të tillë vetëm në gjashtë nga të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë kampionat. Për më tepër, vendasit kanë humbur katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër City, pas fitores të arritur në shtëpi në 2015-ën.

United-Huddersfield Pas “Qytetarëve” do të zbresë në fushë Manchester United, që do të presë në shtëpi skuadrën e Huddersfield. Skuadra e Mourinho do të duhet të reagojë pas humbjes 2-0 të pësuar në mesjavë në fushën e Tottenham. Miqtë kanë marrë një fitore befasuese kundër “Djajve të Kuq” në takimin e fazës së parë dhe tifozët e tyre do të shpresojnë për një tjetër mrekulli, që do t’i shmangte atyre humbjen e pestë radhazi në Premier League. Një objektiv ky që s’do të jetë aspak i lehtë për t’u arritur nga Huddersfiled duke parë se United ka fituar 14 nga 17 ndeshjet që ka luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, United nuk ka pësuar gol në 9 nga 12 takimet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi në këtë sezon, ndërsa Hudderfield nuk ka arritur të shënojë në 9 nga 12 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në transfertë.

Arsenal-Everton Kjo ndeshje do të jetë e fundit për fundit për futbollin anglez ditën e sotme. “Topçinjtë” kanë marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në mesjavë, duke u mundur 3-1 në fushën e Sëansea-s. Shpresat e ekipit të Wenger për t’u kthyer në Champions Leagur po pakësohen me kalimin e javëve. Gjithsesi, londinezët kanë pasur një ecuri të mirë në shtëpi, siç tregojnë 9 fitoret dhe 2 barazime e marra në 12 ndeshjet e Premier League të luajtura në “Emirates”. Për më tepër, Everton nuk fiton një ndeshje të kampionatit në fushën e Arsenal që nga 1996-ta, një ecuri prej 23 ndeshjes (19 humbje, 4 barazime) dhe është kundërshtari i preferuar i Wenger, i cili ka marrë 28 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje në ndeshjet kundër tyre.

Related posts

REAL MADRID-EIBAR/ Trajneri Zidane me shumë sndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Daniel Sturridge merr 13 oferta njëherësh, ja vendimi i tij

Delo.autor

WEST BROM-MANCHESTER UNITED/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Diagne zhbllokon sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment