Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Sfidë e luftuar në Vlorë, gjyqtari ndëshkon 3 futbollistë me karton të verdhë (VIDEO)

Po luhet në Vlorë, sfida përmbyllëse e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, mes Flamurtarit dhe Laçit. Kuqezinjtë e Ilir Dajës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja për t’iu afruar rivalëve në luftën për një vend në zonën e Europës.

bandicam 2018-12-09 16-58-57-134

Nga ana tjetër, kurbinasit në 5 takimet e fundit kanë arritur 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Një triumf ndaj vlonjatëve, do ta rriste në +7 diferencën ndaj Flamurtarit të vendit të 6-të dhe do ta barazonte skuadrën e Memellit me Teutën.

bandicam 2018-12-09 16-55-51-845

Trajneri Daja nuk ka në dispozicion Bathën dhe Useinin, të cilët zëvendësohen nga Pollozhani dhe 17-vjeçarit, Rrapaj. Teksa sulmi do të formohet nga treshja Alvesh-Kale-Bushiç. Për sa i përket Laçit, Gjoni ka zënë vendin e Elerit të dëmtuar, ndërko Shtubina është graduar në majën e sulmit.

FLAMURTARI-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE: 

36′ Lojë e ashpër në mesfushë, Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Kale provon të hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por topi shkon drejt e në duart e portierit Selmani.

30’ Xhixha i vjedh topin Siljanovskit në të majtën dhe pasi hyn në zonë i jep një pasim mbrapa Jonuzit, por ky i fundit nuk gjen hapësirën dhe humbet një mundësi mjaft të mirë.

28′ Kale harkon në zonë, për Bushiç, por nuk arrin sulmuesi kroat ta devijojë topin me kokë.

25′ Duele të ashpra në mesfushë. Vlonjatët më kërkues në këto minuta.

21′ Pranë golit Laçi. Një dalje e gabuar e Koliçit, për pak sa nuk u shndërrua në një asist për kurbinasit, por topi ka shkuar jashtë kuadratit.

18′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Tomislav Bushiç për ndërhyrje të gabuar ndaj Mersinajt.

14′ Mesinaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Pollozhanit.

8′ Flamurtari pretendon për 11-metërsh, pas rrëzimit të Bushiç brenda zonës. Nuk është i këtij mendimi gjyqtari maltez që vazhdon lojën.

3′ Danilo Alvesh jep shkëndijën e parë, me një gjuajtje të rrezikshme me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar takimi, Laçi luan topin e parë nga qendra.

Related posts

NDESHJA NDAJ FINLANDËS/ Trajneri i Danimarkës: Nuk ka justifikime për këtë ndeshje, duhet që të…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ CASILLAS zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën…

Isa.Autor

Chelsea është shumë pranë, arrijes së marrëveshje me trajnerin Laurent Blanc

Sadik.Autor

Leave a Comment