Futboll Premier League

Conte i rrezikuar? Ky është qëndrimi i portierit të Chelsea-s

Antonio Conte shpresonte në një deklaratë publike, besimi, në adresë të tij nga ana e klubit të Chelseas, që nuk mbërriti. Por, si për ta kompensuar ka menduar portieri i “Bluve të Londrës”, Thibaut Courtois, për të shuar zjarrin që tashmë ka rrethuar trajnerin italian në pankinën e skuadrës nga “Stamford Bridge”. “Besojmë te trajneri dhe te grupi ynë”, deklaroi belgu një ditë pas disfatës tronditëse ndaj Watfordsi për të shuar edhe fjalët që flasin për një shkarkim potencial të trajnerit Antonio Conte. “Kemi probleme të dukshme, por do të rigjejmë formën e fillimit të sezonit”, vijoi Courtois.

Portieri i Chelseas ka pranuar se diçka në skuadër nuk funksionon më së miri: “Në dy sfidat e fundit kemi regjistruar vetëm dy humbje të shëmtuara, kjo është e vërtetë, ndaj duhen bërë disa pyetje, por do të rigjejmë formën dhe fuqinë e fillimit. Shpesh herë kemi dëshmuar karakter të madh, duke luftuar edhe me 10 futbollistë, por është e natyrshme se problemet evidente duhen zgjidhur. Do të tentojmë të riorganizohemi duke nisur që nga stërvitja dhe si trajneri, ashtu edhe ne futbollistët jemi të sigurtë se mund të rikthehemi te fitorja”, shtoi Courtois në faqen zyrtare të klubit.

Related posts

ISH-KAPITENI I ATLETICOS/ Gabi deklaron: Ai është më i miri në botë, klubi të…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ DASHURIA PËR KOMBIN: BALE i jep fund “torturës” dhe zbarkon në Rinas

Isa.Autor

ERIKSEN LË PAS MAKTHIN/ Shihni momentin e rikthimit në fushë të mesfushorit danez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment