Futboll Seria A

Spalletti me “karta” të reja, Eder-Icardi në sulm dhe Rafinha

Me shpresën që të ndryshojë “trendy” i rezultateve, Luciano Spalleti po mendon seriozisht të ndryshojë Interin. Zikaltrit janë zhytur zyrtarisht në krizë, pasi kanë harruar çdo të thotë fitorja dhe mes risive në ndeshjen e radhës me Bolognan, mund të jetë edhe hedhja në fushë e dyshes Icardi-Eder.

Diçka që nuk ka ndodhur më parë këtë sezon, duke qenë se e vetmja prani si titullar e italo-brazilianit koincidoi me mungesën e kapitenit në ndeshjen e së shtunës së kaluar me Crotonen.
Eder, pavarësisht barazimit, arriti të shënonte. Siç bën të ditur e përditshmja “Gazzetta Dello Sport”, të dy sulmuesit kanë luajtur bashkë në të njëjtën skuadër për tre vjet gjatë kohës që kanë qenë te Sampdoria. Tek Interi kanë luajtur njëkohësisht titullarë në 14 ndeshje nga 82 takime që janë zhvilluar që kur të dy janë pjesë e zikaltërve.

Trajneri Spalletti mund të ndryshojë formacionin në modulin 4-3-1-2 edhe për t’i dhënë më shumë mundësi Rafinhës. Braziliani ka të dhënat teknike për të ndezur lojën e Interit, duke lëvizur mes linjave në një rol që në këto pesë muajt e fundit nuk ka gjetur një “padron” të vërtetë. Ish-futbollisti i Barcelonës nuk ka luajtur një ndeshje të tërë që nga prilli i kaluar dhe mund të mos i ketë ende 90 minuta në këmbë, por Interit për të rindezur “San Siron” i duhet të guxojë për të rrezikuar.

Related posts

CIKALLESHI-MANAJ/ Zbulohet plani kundër Hungarisë. Trajneri Reja i kthehet skemës “klasike”

Delo.autor

“E TURPSHME”/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINATORËT/ Rikthehet Holanda e frikshme, shkatërron Bjellorusinë

Delo.autor

Leave a Comment