Champions League UEFA

Conte: “Të luash kundër Barcelonës është një sfidë e madhe”

Antonio Conte ka folur për ndeshjen e parë të tetës së Ligës së Kampionëve që Chelsea e luan në shtëpi ndaj Barcelonës.  

Trajneri italian është i bindur se fitoret ndaj Hull Cityt dhe West Bromit në dy ndeshjet e fundit do t’i japin lojtarëve besim për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj skuadrës së Ernesto Valverde.

Conte e ka cilësuar takimin ndaj katalunasve si sfidë të madhe, e cila të jep trishtim, por edhe ngazëllim që luan ndaj një kundërshtari si Barcelona.

“Të luash kundër Barcelonës është një sfidë e madhe”, ka thënë fillimisht Conte.

“Kjo lloj loje duhet të na japë entuziazëm të madh dhe ne duhet të jemi të ngazëllyer”.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean 

“Ata janë një nga ekipet më të mira në botë”.

“Në njërën anë ju duhet të jeni të pikëlluar për të luajtur kundër tyre, por në anën tjetër ju duhet të jeni të ngazëllyer dhe duhet të përpiqeni të konkurroni me ta në këtë nivel”.

 “Dy fitoret e fundit ishin shumë të rëndësishme për ne dhe besimin tonë. Për të fituar një ndeshje në Ligën dhe Kupën FA”. Për t’u përgatitur në mënyrë të drejtë kundër Barcelonës”.

“Pastaj ne po flasim për një lojë të madhe. Tani duhet të jemi të sigurt për ta përgatitur këtë lojë. Fillon 0-0 dhe pastaj ne duhet ta lëvizim atë në drejtimin e duhur”, përfundoi trajneri i Chelseat.

Related posts

Roma- Liverpool/ Sane shënon golin e parë ndaj “Verdhekuqve”

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Gola dhe emocione në Champions League

Isa.Autor

Nis takimi në “Anfield Road”, Liverpool e Roma duan vetëm fitoren

Sadik.Autor

Leave a Comment