Futboll Seria A

Vetëm Napoli e Interi i kanë shkaktuar “dëme”. Ekipi i Hysajt dhe zikaltrit, rivalët e vetëm të “Zonjës”

Nëse për gjashtë vite me radhë, Juven tusi nuk ka njohur rivalë në Serinë A dhe sivjet ndjek titullin e shtatë radhazi, duke e ndjekur Napolin vetëm me një pikë distancë, bardhezinjtë mund të quhen pa frikë diktatorët e kampionatit italian. Skuadra, që nisi serinë e fitoreve radhazi me Antonio Konten në krye, në vitin 2011 dhe tashmë po e vazhdojnë këtë udhëtim me Masimiliano Alegrin, kanë pasur pak rivalë. Përjashtuar sezonin e parë, ku pikërisht trajneri aktual i “Zonjës së Vjetër” rivalizonte nga stoli i Milanit kundër Juves dhe sivjet me Napolin e Mauricio Sarrit, pesë kampionatet në mes kanë qenë një shëtitje për kampionët e Italisë në fuqi.

Duke u nisur pikërisht nga ky dominim i madh, media italiane ka bërë një pasqyrë të mesatares së pikëve që 20 skuadra italiane kanë pasur kundër Juventusit, në përballjet direkte, një mënyrë për të parë, se cila prej tyre ka qenë ajo që u ka shkaktuar “dëme” torinezëve. Ndonëse në gjashtë vitet e fundit, asnjëra nuk e ka frenuar, përllogaritja e dueleve direkte bazohet në dekadën e fundit. Shifrat theksojnë se të vetmet që janë munduar të rivalizojnë me Juventusin kanë qenë Napoli dhe Interi. Të kaltrit, ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, kanë arritur që në 10 vitet e fundit, në duelet përballë Juves të marrin mesatarisht 1.22 pikë për ndeshje.

juventus

Në të njëjtën kuotë është edhe Interi, por kundrejt ekipit aktual të drejtuar nga Mauricio Sarri, zikaltrit kanë nga ana e tyre edhe vitet e arta të Zhoze Murinjos, ku me “Zonjën e Vjetër” që sapo ishte rikthyer nga Seria B, ndërsa rivali i tyre i vetëm për titull ka qenë Roma. Renditja e dekadës së fundit sheh në mënyrë surprizë Palermon, sicilianët, të cilët kanë ditur të marrin mesatarisht 1 pikë ndaj Juves, në 10 vitet e fundit, duke u konfirmuar një “klient” aspak i pëlqyeshëm për torinezët. Roma, një tjetër skuadër e madhe, ka ditur që përballë Juventusit të marrë 0.96 pikë për ndeshje, ndërsa Milani, gjithmonë i fokusuar më shumë te Liga e Kampioneve sesa te kampionati italian, është skuadra e nëntë, në listën e ekipeve që u ka shkaktuar dëme bardhezinjve, me 0.77 pikë për ndeshje.

Related posts

Olsi Rama “zë ngusht” trajnerin e ri të Partizanit: “Vendose shallin”; Gega ia kthen: “E kam në vend…

Sadik.Autor

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea eliminon Real Madrid dhe fluturon drejt Stambollit

Delo.autor

BEFASUESE/ Ndërhyrje horror në Kolumbi, lojtari është për karton të “zi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment