Futboll Premier League

Conte thumbon klubin: Shpenzuam 200 milionë euro për lojtarë skarco

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka kritikuar sërish drejtuesit e klubit për merkaton e cunguar dhe afrimin e elementëve që sipas tij nuk janë në nivelin e dëshiruar. Merkatoja e dimrit, sipas Conte është e ngjashme me atë të verës së kaluar, ku edhe pse erdhën 7 lojtarë mungoi cilësia në skuadër. Këtë sezon, Chelsea është 19 pikë pas Manchester City në kampionat, ndërkohë që vjet “blutë” e Londrës fituan Premier League, duke qenë 15 pikë para kryesuesve aktualë.

Conte shprehet se investimi i bërë nga City ishte më cilësor, gjë që sipas tij mungoi te Chelsea dhe ndikoi në paraqitjen e skuadrës këtë sezon. Pep Guardiola i mbjti lojtarët kryesorë dhe shpenzoi 200 milionë të tjera për të afruar Bernard Silva, Ederson dhe Kyle Walker, ndërsa Chelsea humbi 3 titullarë si Diego Costa, John Terry dhe Nemanja Matic, duke mos qenë në gjendje t’i zëvendësojë ata me lojtarët e duhur.

Sulmuesi Olivier Giroud, blerja e dimrit per Chelsea

Edhe “blutë” shpenzuar 200 milionë euro në merkato, por të ardhurit, si Drinkwater, Bakayoko, Rudiger apo Zapacosta, nuk arritën të përshtaten e shkëlqejnë. Ndërkohë që, edhe përforcimet e merkatos së janarit, si Olivier Giroud, Emerson Palmieri e Ross Barkley nuk i kënaqin tifozët apo edhe vetë trajnerin Conte.

Duhet të jemi realist dhe të kuptojmë se cili është niveli ynë, pasi jemi duke luftuar për të kapur një vend që na çon në Champions League. Duhet të bëhemi të fortë dhe të pranojmë këtë situatë, duke kuptuar se në të ardhmen është më mirë të blejmë 2 apo 3 lojtarë cilësorë e jo 8, duke i menaxhuar më mirë paratë. Humbëm lojtarë me përvojë, ndaj dhe kemi vështirësi të përballojmë situata delikate”, u shpreh Antonio Conte në prag të ndeshjes që Chelsea do të luajë nesër ndaj Watford.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË ME MILANIN/ Higuain i ekzaltuar: Forca çuna, nuk dorëzohemi…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos, vjen firma me ish-futbollistin e Skënderbeut

Delo.autor

“EKSPERIMENTAL” NDAJ VILLARREAL/ Zëvendësuesit e Ramosit dhe Benzemas nderojnë Zidane

Delo.autor

Leave a Comment