Bundesliga Futboll Sport

REFUZOI MAN UNITED/ BOATENG nis BISEDIMET me gjigantin FRANCEZ

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munich këtë afat kalimtar, por jo në drejtim të Manchester United. Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United, duke e telefonuar personalisht Jose Mourinhon, për të falënderuar për interesimin.

Por, sipas asaj që shkruan ‘BILD’, për Boateng është hapur një dritare e re. Është agjenti i lojtarit që ka nisur bisedime me skuadrën kampione të Francës, PSG.

Teksa afati për transferime në Premierligë mbyllet sot, në Francë dhe Gjermani ky afat shkon deri në fund të muajit, duke iu dhënë palëve më shumë kohë për marrëveshje.

Related posts

Derbi milanez në shifra/ Zbuloni se kush ka fituar më shumë në të gjithë historinë

Isa.Autor

SJELLJA E PAHIJSHME/ REALI kërkon të SHESË përfundimisht mesfushorin

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari prezanton makinën e “rilindjes”, objektivi titulli kampion

Delo.autor

Leave a Comment