Futboll La Liga

Coutinho: Goli im ndaj Gironës? Ai i Mesit ishte spektakolar

Filipe Kutinjo tregon emocionet e golit të parë në kampionat me fanellën e Barcelonës, por thotë se goli i Mesit i pëlqeu më shumë sesa “perla” e tij. “Fituam një ndeshje të rëndësishme. E merituam sepse luajtëm shumë mirë. Ndihem mirë dhe i lumtur për golin e parë në ‘Kamp Nou’.

Por, goli i Mesit ishte spektakolar. Na habiti të gjithëve. Ai dhe Suarez na ndihmojnë shumë me golat e shënuar. Duhet të luftonim shumë në këtë ndeshje, por gjërat na dolën pozitivisht. Këtu luhet futboll me shumë zotërim topi, por duhet të punoj akoma më shumë. Dembele?

Loja e Barcelonës është speciale dhe shumë e saktë. Ai luajti mirë. Është shumë i shpejtë dhe do të na ndihmojë shumë për pjesën e mbetur të sezonit. Shpresoj që të mos ketë dëmtim serioz dhe të rikthehet sa më shpejt”, tha Kutinjo pas ndeshjes.

Related posts

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Shikoni çfarë bën mbrojtësi Kumbulla në karantinë (VIDEO)

Delo.autor

Klubi italian “tërbon” tifozët/ Vajzat SEKSI me pantallona të shkurtra, kapin topat në…

Isa.Autor

“I PËRGJUMUR”/ Mediat italiane “ngelin në klasë” Thomas Strakoshën (FOTO)

F.autor

Leave a Comment