Futboll Ligue 1

Neymar tmerron PSG para Realit. Largohet nga fusha me barelë duke qarë

Paris Saint Germmain shkatërroi 3-0 skuadrën e Olimpique Marseille në sfidën më të nxehtë të futbollit francez, pikërisht në ndeshjen përmbyllëse të javës së 27-të të Ligue 1.

Një dominim total i formacionit të Unai Emery ndaj një rivali historik, por që ishte ndjeshëm inferior në cilësi.

Nuk arriti të gjente rrjetën Neymar, por shënuan Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, ndërsa finalizimeve të tyre u shtohet edhe autogoli i Rolandos.

Gjithsesi, ky sukses u zbeh nga dëmtimi i Neymar në minutën e 77-të, me brazilian që u largua nga fusha pa patur mundësi që të vijonte lojën.

Braziliani ka shkelur keq në tokë, duke lënduar nyjën e këmbës së djathtë kur skuadra e tij po fitonte 3:0. Ai nga fusha është larguar duke qarë dhe mbajtur kokën me duar.

Related posts

“BOMBA E DITËS/ Zbulohen katër lojtarët që MESSI kërkon tek BARÇA, mes tyre edhe…

Isa.Autor

SUPER LEAGUE/ Real Madrid, Juventus dhe Barcelona kundër skuadrave të larguara. Ja lëvizja e fundit e themeluesve…

Delo.autor

Roma gjen zëvendësues për Alissonin (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment