Futboll

Cristiano Ronaldo: 300 gola në La Liga

Cristiano Ronaldo ka arritur edhe një rekord tjetër mbresëlënës në La Liga, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në histori të saj që arrin shifrën e 300 golave.
Superylli portugez realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Alavesit të shtunën në “Santiago Bernabeu”, me çka arriti kuotën e 14 golave në ligë këtë sezon dhe shifrën e 300 sosh në histori të La Ligës.

Para tij, vetëm ylli argjentinas ka arritur t’i shënojë 300 gola në La Liga në tërë historinë.

Në fakt, Messi tani i ka plot 369 gola në 403 paraqitje për Barcelonën.

Cristianos, i cili luan në La Liga që prej vitit 2009, megjithatë iu deshën shumë më pak ndeshje për ta arritur këtë veçori.

Sulmuesi i Real Madridit i ka shënuar 300 gola në vetëm 285 paraqitje, gjë që është mahnitëse.

Related posts

E BUJSHME/ Messi kërkon mesfushorin SPEKTAKOLAR që kushton 100 milionë euro…

Isa.Autor

PËSON GOLA AMTORESK/ Barcelona interesohet për mbrojtësin e Man City

Isa.Autor

MESFUSHORI NUK BIND TRAJNERIN PIRLO/ Khedira gati të largohet nga Juventus, ja kushti i vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment