Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu fiton me autogolin e të kuqëve, Teuta ndal Flamurtarin

Mbrëmja e të shtunës ka servirur dy përballje të rëndësishme të Kategorisë Superiore, përkatësisht supersfidën Skënderbeu-Partizani dhe duelin e bregdetit mes Teutës dhe Flamurtarit, të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit. Korçarët kanë triumfuar në duelin më të fortë të kësaj jave, pasi kanë mundur të kuqtë me rezultatin minimal 1-0, falë autogolit të realizuar nga Gojkovic në të 62’, ndërsa durrësakët kanë ndalur Flamurtarin në barazim pa gola, 0-0.

Në një përballje mes dy skuadrave elitare, të udhëhequra nga dy trajnerë me nivel të lartë taktik e strategjik, në Korçë u zhvillua pasditen e sotme një sfidë e ekuilibruar dhe shumë e kujdesshme, ku vendosi vetëm një episod i minutës së 62’. Ishte pikërisht Gojkovic, ai që në tentativë për të fituar duelin me sulmuesin e Skënderbeut dhe me qëllim për të larguar rrezikun, ka goditur topin me kokë, duke e dërguar atë në portën e skuadrës së Partizanit, të mbrojtur nga portieri Alban Hoxha, absolutisht i pafuqishëm për të shmangur autogolin. Pas kësaj fitore, skuadra bardhekuqe shkon në kuotën e 49 pikëve, për të ruajtur e pashqetësuar kryesimin, ndërsa Partizani rrezikon vendin e 6-të, i kërcënuar nga Luftëtari që të dielën do të ndeshet me Vllazninë.

Nuk ka fitues në sfidën e bregdetit, me Teutën që ka ndalur në shtëpi ekipin e Flamurtarit me rezultatin 0-0. Me pikën e siguruar në Durrës, vlonjatët arrijnë të mbajnë vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 36 pikëve, edhe pse tashmë me vetëm 1 pikë më shumë se Kukësi i vendit të tretë. Nga ana tjetër, durrsakët shkojnë në kuotën e 18 pikëve, për të minimizuar distancën nga vendi i tetë, aty ku qëndron Vllazia me 3 pikë më shumë, në pritje për tu ndeshur të dielën ndaj Luftëtarit.

Related posts

LITUANI-SHQIPËRI/ Reja surprizon me titullarët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Duro: Ky është një hap i madh sepse…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Kukësi anulon festën pas triumfit në Kupë, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment