Europa League UEFA

CSKA-Crvena Zvezda jep një biletë për në 1/8-t e finaleve të Europa League…

Sot do të përcaktohet skuadra e parë në 1/8-t e finaleve të Europa League, kur do të ndeshen CSKA dhe Crvena Zvezda, në Moskë, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Beograd që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Të dyja skuadrat kanë qenë pushim në kampionatet përkatëse gjatë kohëve të fundit. Për CSKA kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë zyrtare që nga fillimi i muajit dhjetor, pasi kampionati rus starton në mars. Ndërkohë, kampionati serb filloi fundjavën e kaluar dhe Crvena fitoi 3-0 ndaj Habitfarm Javor. CSKA është në Europa League pasi doli në vendin e tretë të grupit në Champions, pas Manchester United dhe Basel. Në fushën e saj, CSKA fitoi ndaj Benfica, por u mposht në dy ndeshjet e tjera.

Image result for Crvena Zvezda - CSKA Moscow europa league

Ndërkohë, Crvena u kualifikuar si vendi i dytë në grup pas Arsenal. Serbët nuk kanë humbur asnjë nga ndeshjet e luajtura jashtë fushe në këtë edicion të Europa League me 1 fitore dhe 2 barazime dhe nuk kanë pësuar asnjë gol. Sulmuesi i CSKA, Vitinto, është golashënuesi më i mirë i klubit në këtë sezon me 9 gola të shënuar, dy prej të cilëve në Europë. Sulmuesi i Crvena, Aleksandar Pesic, ka shënuar 19 gola në 23 ndeshje, por vetëm një prej këtyre golave i ka shënuar në Europë. Të shtata ndeshjet e luajtura nga Crvena Zvezda në këtë edicion të Europa League kanë përfunduar poshtë 2.5 gola, pesë prej tyre nuk kanë pasur më shumë se 1 gol. CSKA ka marrë 13 kartonë të verdhë në 6 ndeshjet e luajtura në Champions League, 2.15 karton për ndeshje. Crvena ka marrë 15 kartonë të verdhë në këtë edicion të Europa League.

Related posts

Përveç përjashtimit për 10 vite nga të gjitha garat, Skënderbeu gjobitet edhe me 1 milion euro

Q.Autor

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë të Champions-it 2017/18

Sadik.Autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i UEFA-s, ja shkaku i rëndë

Delo.autor

Leave a Comment