Të tjera

Dopingu në “modë”, hokeisti slloven përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore

Një tjetër rast dopingu në Pyeongchang.

Hokeisti slloven Ziga Jeglic është sportisti i tretë që ka dështuar në testin e dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang.

Gjykata e Arbitrazhit në Sport tha të martën se Jeglic ka rezultuar të jetë pozitiv në substancën “fenoterol”, për të shtuar se mostra është marrë gjatë Olimpiadës. Fenoteroli është një ilaç që përdoret për zgjerimin e kanaleve të frymëmarrjes.

Jeglic është pezulluar nga pjesëmarja në LOD, për çka është urdhëruar të braktisë Fshatin Olimpik në një afat 24 orësh. Sllovenia sot luan kundër Norvegjisë për plasman në çerekfinale ndërsa Jegliç është fshirë nga lista e lojtarëve.

Më parë, në testin e podingut dështuar japonezja në patinazh të shpejtë, Kei Saito dhe rusi Alexander Krushelnitsky, i cili fitoi medalje bronzi në karling për çifte.

Related posts

AKUZOHET PËR MARRËDHËNIE INTIME ME MINORENE/ Atleti kampion bote në olimpikë rrezikon një dënim të rëndë

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen mposht dyshen e Mercedes, siguron pole position në Stiria

Delo.autor

MOTO GP/ Andrea Doviciozo mposht Marquez, triumfon në kthesën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment