Futboll Seria A

Cutrone, vetëm “Mister 180 mln euro” ka bërë më mirë se sulmuesi i Milan

Sulmuesi i Milan, Patrick Cutrone ka realizuar 12 gola deri tani dhe është sulmuesi i dytë më i mirë Under 20 i sezonit, i mposhtur vetëm nga Kylian Mbappe.

Italiani realizoi dy gola në ndeshjen e luajtur të shtunën kundër Spal, duke shkuar kështu në kuotën e 12 realizimeve: 5 në Serinë A, 5 në Europa League dhe 2 në Kupën e Italisë.

Siç ka shkruar “Gazzetta dello Sport”, vetëm një lojtar tjetër nën moshën 20 vjeç ka bërë më mirë se ai në Europë. Bëhet fjalë për yllin e PSG, Kylian Mbappe, i cili ka realizuar 15 gola deri tani, por që ka luajtur 3 ndeshje dhe 817 minuta më shumë.

Sulmuesi francez është huazuar nga Paris Sain-tGermain verën e kaluar dhe të blihet përfundimisht verën e ardhshme për 180 milionë euro.

Ibrahima Niane i Metz Houssem Aouar i Lyon kanë realizuar nga pesë gola, me Moise Kean, i cili është huazuar nga Juventus te Verona, dhe Christian Pulisic, i Borussia Dortmund, kanë realizuar nga katër gola.

Related posts

Manchester United transferon Gareth Bale në “‘Old Trafford”

Sadik.Autor

AKORDI HAALAND-REAL MADRID/ Problemi nuk është ekonomik. Norvegjezi ka vetëm 1 kusht

Delo.autor

Bisedime frytdhënëse, mesfushori i Napolit është shumë pranë Manchester City

Sadik.Autor

Leave a Comment