Kategoria Superiore Shqipëri

Dalipi në të njëjtën linjë me drejtorin Rama: Arbitrat bëhen protagonistë

Klevis Dalipi është në krye të pankinës së të kuqve për të disatën javë radhazi. Ai ka marrë rezultate pozitive, ndërsa sot i iku fitorja nga duart. Për këtë ai nuk bën me faj skuadrën, por gjyqtarin që ndikoi në rezultat.

Sa i përket marrëdhënieve me trajnerin Sulejman Starova, ai hedh posht zërat për krisje mes palëve, duke pranuar se çdo gjë po shkon mirë mes të dyve.

“Mungesa e lojtarëve me eksperiencë pati efekt. Një arbitër më me eksperiencë duhet të jetë më i kujdesshëm kur nxjerr kartonin e kuq. Na penalizoi dalja e Culum. Është një lojtar shumë i pastër. Aq më tepër që nuk pati ndërhyrje të rëndë”.

“S’dimë çfarë të bëjmë më, kemi Trashin, Bathën, Prognin, Culum që do të mungojnë. Tani s’mund të bëjmë eksperimente javë për javë, që të ndryshojmë formacionin, se kemi këtë luks. Me këto padrejtësi që po na bëhen, po bëhen protagonistë arbitrat”.

“Presidenti po paguan, të gjithë po investojmë, por tani nuk mund të na prishet gara. Rasti i Bathës dhe i Trashit do ishte më i lehtë nëse do ishin ndëshkuar me karton të kuq. Kartoni i dytë i verdhë prishi gjithë garën për ne. Marrëdhënia ime me Starovën është shumë e mirë, nuk ka ‘krisje’ mes nesh, ju siguroj”.

Related posts

Eros Grezda pushton Skocinë/ Sulmuesi SHQIPTAR zgjidhet në formacionin e javës

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Teuta, Bushiç dyfishon shifrat për “durrsakët”

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Kishte 600 tifozë në stadium kundër Partizanit, dënohen “Shkodranët”. Ja të gjitha masat…

Delo.autor

Leave a Comment