Futboll Kategoria Superiore Sport

KONTRATAT TEK PARTIZANI/ Asani kërkon pagën më të lartë në Superiore. Ja kërkesa në drejtim të “demave”…

Jasir Asani është një ndër lojtarët më të mirë në Superiore dhe te Partizani, ka treguar gjithmonë një nivel të lartë. Jo më kot, 26- vjeçari është një ndër “beniaminët” e tifozëve dhe është një ndër lojtarët më të dashur.

Edhe kur u largua janarin e shkuar drejt Suedisë për t’u huazuar tek AIK, gjithçka ishte tepër korrekte mes tij, klubit dhe tifozëve, pasi dëshira e tij për të luajtur jashtë Shqipërisë, gjithmonë ka qenë prezente. Por, asnjëherë nuk ka krijuar probleme me klubin e kuq.

KONTRATA

Edhe pse ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Partizanit, për Asanin në fund flet vetëm kontrata e cila i skadon në qershor. Sa i takon rinovimit, klubi i kuq u ka lënë mundësinë lojtarëve që të bëjnë kërkesat e tyre, e më pas të nisin bisedimet për rinovimet. Asani, me të përfunduar sezoni, ka bërë kërkesën e tij sa i takon anës financiare.

KËRKESA

Jasir Asani kërkon të jetë lojtari më i paguar në Superiore. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 26- vjeçari ka kërkuar një pagë rreth 13 mijë euro, pasi kërkon të jetë më i paguari në kampionatin shqiptar. Gjithashtu, ka pasur dhe disa kërkesa të tjera sa u takon bonuseve.

Related posts

United e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

Q.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllen pjesët e para, shikoni golat dhe rezultatet e 2 sfidave (VIDEO)

Delo.autor

Hajduk Spliti “rrëmben” SHQIPTARIN, kroatët “çmenden” pas talentit 17-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment