Kategoria e pare Shqipëri

Dalipi: Partizani ka ndryshuar, e treta e vërteta me Laçin…

Partizani do të luajë nesër, në orën 17:00, në “Selman Stermasi”, ndeshjen e javës së 19-të të Superiores. Këtu starton edhe faza e tretë, ose gjysma e dytë e kampionatit. Të kuqtë do të kërkojnë fitoren e parë ndaj Laçit në këtë sezon, duke i pasur bardhezinjtë sipër në renditje. Duke qenë se Starova vijon të vuajë pezullimin me 8 ndeshje, në konferencë për shtyp, një ditë para përplasjes së sipërcituar, ka dalë ndihmësi i tij, Klevis Dalipi, ai që po i drejton “demat” në stol, në ndeshjet zyrtare. Mes të tjerash, Dalipi ka analizuar: “Kemi humbur dy ndeshje me Laçin, fazën e parë dhe fazën e dytë, por nuk iu referohemi statistikave. Ka nisur një periudhë e re për Partizanin. E nisëm me një ndeshje të mirë me Flamurtarin dhe më pas me Kamzën. I referohem paraqitjes së mirë deri tani, lojtarët e rinj po harmonizohen me skuadrën dhe kam shumë besim se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje të vështirë. Kundërshtari është për t’u vlerësuar, është i organizuar dhe kanë një trajner, që i pëlqen loja sulmuese. Ne i kemi marrë masat për t’i ndaluar kundërsulmet e mundshme të Laçit dhe të fitojmë.

Fola pozitivisht në fillim të kësaj konference për shtyp, pasi skuadra po funksionon mirë edhe në sulm. U shfaqëm mirë me Kamzën, duke shënuar dy gola me Asanin dhe duke krijuar dy mundësi të tjera, shtojmë këtu edhe një faull direkt të Trashit. Pra, po prodhojmë lojë, kemi parë shenja pozitive. Me rëndësi është që të jemi të kujdesshëm, pasi loja mund të ketë shumë episode. Laçi ka lojtarë të rrezikshëm në sulm dhe duhet të jemi të durueshëm për të gjetur golin e avantazhit, apo të fitores. Sa i përket Edgar Çanit, ai po i nënshtrohet një programi stërvitor. Pa kaluar në ngarkesë të plotë nuk përfshihet me skuadrën. Presim në vazhdim të japë shenja pozitive. Formacioni? Në futboll, skuadra fituese nuk bën shumë lëvizje. Trashi është zhvendosur në të majtë të mbrojtjes për t’i dhënë avantazhe fazës sulmuese. Në lojën një kundër një është i fortë. Do luajë aty, pasi e bëri shumë mirë këtë rol edhe me Kamzën. Tifozët? Ata janë forca jonë më e madhe, pa të cilët lojtarët dhe klubi nuk bën dot. Ka momente që të japin një shtysë të paparë, ndaj kemi nevojë për ta. Problemi i kartave është specifik dhe nuk mund të them asgjë. Ata janë shumë të rëndësishëm, kështu që u bëj thirrje të na mbështesin”.

Related posts

MBETEN TË FUNDIT/ Nica: Kishim shpërblim për të ndalur Partizanin, gabuam

Isa.Autor

Partizani, Olsi Rama: “Arbitrim skandaloz, qëllimisht për të na ndalur!”

Q.Autor

DËRGIMI I 60 INFERMIERËVE NË SHTETIN MIK/ Strakosha: Ndihem krenar me Shqipërinë që ndihmoi Italinë

Delo.autor

Leave a Comment