Futboll Seria A

De Vrij nuk firmos, Tare sytë nga Portugalia

Stefan De Vrij vazhdon të jetë i pavendosur sa i takon rinovimit të kontratës me Lacion dhe Drejtori Sportiv, Igli Tare nuk mund të presë akoma më gjatë. Mediat italiane kanë konfirmuar se klubi bardhekaltër është në merkato për të gjetur zëvendësuesin e De Vrij. Por nga ana e futbollistit një lëvizje e tillë shihet më shumë si formë presioni e klubit për ta detyruar që të rinovojë.

Diego Reyes, lojtari që aktivizohet te skuadra e Portos është objektivi i radhës i Igli Tares. Mes dy klubeve ka pasur bisedime edhe në të kaluarën, por nuk është arritur ende akordi. Por, me një kontratë që përfundon në fund të këtij sezoni, 25-vjeçari meksikan ka dëshirë që të provojë një aventurë në Seria A, ndërsa Tare do të bënte një tjetër goditje në merkato me parametra zero. /EDS/

Related posts

“Gladiatori romak”/ Ne do të kërkojë titullin në sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

“LUFTË E FTOHTË” NË PARIS/ Al-Khelaifi kërkon 200 mln euro për Mbappe, por Ancelotti bën prova pa francezin

F.autor

KOKAINË, ALKOOL DHE FEMRA/ Nga Pol Gaskojn te Maradonna, këta janë 10 rebelët më të “çmendur” të futbollit

Delo.autor

Leave a Comment