Futboll La Liga

Dembele i neveritur nga Messi-n dhe Suarez

Ylli i Barcelona-s Ousmane Dembele raportohet të jetë neveritur nga mënyra se si Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë trajtuar blerjen e re Philippe Coutinho në krahasim me të.

Barcelona shpenzuar një shumë marramendëse për Dembele dhe Coutinho në kohët e fundit, me lojtarët që janë transferuar nga Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Teksa Coutinho duket të ketë mbështetjen e peshave të rënda si Messi dhe Suarez, raportet në spanjë thonë se janë sjellë të ftohtë me Dembele.

Francezi u ble për të zëvendësuar Neymar, i cili shkoi te PSG gjatë gushtit për një shifër rekord.

Dhe Diario Gol thotë se Dembele është i neveritur nga mënyra se si është trajtuar nga senatorët e Barcelona-s në dhomën e zhveshjes.

Ai supozohet se mendon që Messi dhe Suarez nuk e kanë mirëpritur në rrethin e tyre të ngushtë.

Si rezultat sulmuesi anësor ndihet i distancuar.

Dhe Diario Gol thotë se ai është i pakënaqur me mënyrën se si janë sjellë me Coutinho-n. Thuhet se Coutinho është më i përshtatshëm për stilin e tyre të lojës.

Related posts

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

LIVE/ Kastrioti-Teuta: Vendasit të pafuqishëm, Progni dyfishon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

U PA NË CLUB/ Kundërpërgjigjet NAINGGOLAN: “Duke punuar fortë, të tjerat janë gjepura”

Isa.Autor

Leave a Comment