Champions League UEFA

Di Maria paralajmëron Real Madrid: Jemi më të fortë se sezonin e kaluar

Real Madrid do të ndeshet me Paris Saint-Germain dhe ish-lojtarin Angel Di Maria-n në 1/8 e Champions League, me mesfushorin që ka paralajmëruar Los Blancos duke thënë se Parisi është më i fortë se një vit më parë.

“Jemi më të fortë se sezonin e kaluar,” shprehet argjentinasi për faqen zyrtare të klubit parisien.

“Të duhet më shumë se talent në ndeshje të tilla.

“Duhet edhe pak fat për të fituar.”

Sezoni i dobët i Los Blancos në La Liga ka bërë që skuadra të ketë vetëm një objektiv deri në fund, dhe ai është Champions League, një kompeticion që e kanë fituar dy herët e fundit.

“Real Madrid është një ekip i madh dhe gjithmonë paraqitet mirë në Champions League,” vijon ai.

“Është një kompeticion komplet ndryshe nga kampionati.

“Ata nuk luajnë për të kontrolluar topin, ndeshjet ndaj Real Madrid janë shumë të vështira për të kontrolluar topin.

“Çelësi është të luajmë lojën tonë, ashtu siç kemi luajtur gjatë gjithë sezonit.

“Duhet të jemi të fokusuar në mbrojtje pasi ata mund të të ndëshkojnë në çdo moment.”

 

Related posts

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Tottenham luan për gjithçka, Interin e kënaq edhe një pikë

Isa.Autor

Rezultatet dhe statistikat e ndeshjeve Sevilla – United dhe Shakhtar – Roma

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Sterling, Palmer ndëshkon Club Brugge me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment