Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Shkëndija eliminon Sheriffin, në turin tjetër përballet me…

Shkëndija e Tetovës ia doli të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar moldavët e Sheriff Tiraspolit. Kuqezinjtë arritën të mbajnë një barazim pa gola në Moldavi dhe u kualifikuan më tej falë fitores 1-0 të arritur një javë më parë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit.

Turi i tretë ka rezervuar një short aspak të lehtë për skuadrën tetovare, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të Salzburgut, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues. Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off-in e Europa Leagues, arritje që e garanton për herë të tretë radhazi.

Nesër do të jetë radha e Kukësit, që të tentojë kualifikimin për në turin e tretë eliminator, teksa do të përballet në Azerbajxhan me Qarabagun vendas.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-2

Delo.autor

Lazio-Milan, formacionet zyrtare. Berisha dështoi, Strakosha synon finalen (FOTO)

Q.Autor

TALENTI PREMTUES/ Një shqiptar debuton me asist në elitën e futbollit skocez…

Isa.Autor

Leave a Comment