Futboll La Liga

Di Maria: Ronaldo lojtar i shkëlqyer, por Messi JASHTËTOKËSOR!

Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se bashkatdhetari i tij Lionel Messi vjen nga një planet tjetër.
Di Maria ishte mysafir special në emisionin “Liberto” në TyC Sports, ku diskutoi rreth cilësive të bashkëlojtarit të tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Lionel Messit, si dhe kundërshtarit të radhës në Ligë të Kampionëve, Cristiano Ronaldos, transmeton Express.

Ai ka thënë se nuk ka fjalë për ta përshkruar Lionel Messin, ndërsa Cristiano Ronaldon e ka cilësuar si lojtar të shkëlqyer.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar Leon. Ai gjithmonë të befason. Messi është më i mirë çdo vit, vit pas viti… Ronaldo është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë ai.

Ai mendon se fakti se Ronaldo luan në kohën e Messit ia ka bërë portugezit shumë më të vështirë.

“Ai [Messi] është lojtar nga një planet tjetër – është jashtëtokësor. Për Ronaldon ka qenë shumë më e vështirë sepse luan në kohën e tij”, ka shtuar ai.

Related posts

“Tridentët” më të frikshëm të Europës/ Kryeson MCN, ka befasi në vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ I skadon kontrata në qershor, Manchester United vendos për të ardhmen e yllit Cavani

Delo.autor

Largimi i Heynckes në fund të sezonit, Bayern ka 2 alternativa për ta zëvendësuar

Q.Autor

Leave a Comment