Futboll Sport

Roberto Martinez: Nëse jemi të mërzitshëm, fitojmë Botërorin

Ndosh shpesh që një ekip edhe pse ka shumë yje në përbërjen e tij, nuk arrin të fitojë Botërorin e futbollit, pasi në fund triumfon ai që tregohet më kompakt, bën mirë llogaritë dhe është cinik dhe përfiton nga situatat.

I këtij mendimi është Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, që ka në duart e tij një ekip yjesh, me lojtarë si De Bruyne, Lukaku, Hazard etj., që e bëjnë këtë kombëtare favorite për titullin. “Kupa e Botës nuk i respekton yjet, por respekton ekipet fituese. E vetmja gjë që ka rëndësi është të luajmë si ekip edhe pse mund të mos shkëlqejmë”, tha Martinez.

Trajneri belg përgatit me kujdes ndeshjen e radhës ndaj Tunizisë, një ekip që ka ndryshuar shumë krahasuar me disa vite më parë edhe pse në fushë janë pothuajse të njëjtët lojtarë. “Ndoshta jemi një ekip i avashtë, pa nerv dhe grintë, por jemi fitues.

Ne nuk kemi ardhur në botëror për të treguar histori apo mbushur gazetat, kemi ardhur për të fituar dhe do të tentojmë në çdo mënyrë edhe duke qenë të mërzitshëm në lojën tonë. Por e rëndësishme është të jemi një skuadër kompakte, të gjithë të japin kontributin për skuadrën, pasi fitojmë të gjithë”, tha Martinez.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK SASSUOLO/ Drejtuesit e Juventus të mahnitur për ish-mesfushorin e talentuar të Milan…

Delo.autor

Mancini publikon listën, ja risitë e Italisë për tre miqësoret

Sadik.Autor

Rrëfimi i ish-sulmuesit: Mund të isha ministër, por tani bëj kafe në Kaliforni!

Sadik.Autor

Leave a Comment