Futboll

Dorëzohet Spalletti: Jemi bërë për të qarë hallin

Inter nuk fiton prej dy muajsh dhe një skuadër që dikur shpresonte të fitonte titullin kampion në Serinë A tani rrezikon edhe të shkojë në Champions League. “Nuk jam shumë i shqetësuar, por nuk gjej fjalë të përshkruarj këtë situatë. Skuadra luan, impenjohet shumë, por nuk arrijmë të reagojmë atëherë kur duhet. Nuk fitojmë prej kohësh pasi nuk arrijmë të prodhojmë lojë. Jemi bërë një skuadër medikre, për të qarë hallin edhe pse punojmë fort çdo ditë”, tha trajneri zikaltër Spalletti pas barazimit 1-1 ndaj Crotone.

Nuk jemi më si dikur, kemi nisur të humbasim shkëlqimin dhe besimin edhe pse ndaj Crotone luajtëm mirë dhe nuk i dhamë shumë hapësira kundërshtarit. Na mungon besimi në forcat tona dhe sapo dalin problemet e para në fushë dorëzohemi, pasi karakteri është i dobët dhe kemi frikë, gjëra që nuk na ndodhnin disa muaj më parë. Tani kam vetëm një fjalë: Punë. Punë të përditshme për tëe përballuar këtë situatë dhe unë besopj se skuadra do të dijë të reagojë pozitivisht”, tha Luciano Spalleti.

Related posts

Humbje e madhe për Barcelonën, ja kush do t’i mungojë në Champions League kundër Chelseat

Q.Autor

NUK ËSHTË NORMAL/ RONALDO humb kujtesën: “Goli i dytë? Nuk e kujtoj…

Isa.Autor

Messi dhe Ronaldo me nga dy fytyra

Q.Autor

Leave a Comment