Futboll La Liga

E pabesueshme/ Reali dhe Atletiko e Madridit interesohen për futbollistin e Kombëtares shqiptare (FOTO)

Duket si diçka e pabesueshme, por lajmet që vijnë nga Spanja janë të mëdha për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Dy ekipet kryeqytetase, Reali dhe Atletiko e Madridit duket se kanë në radarët e tyre mbrojtësin shkodran.

24-vjeçari, veçohet për sigurinë në mbrojtje, si një nga pikat më të forta të këtij reparti në ekipin e Mauricio Sarrit.

Përveç ekipeve angleze, si Manchester United, Arsenal apo Chelsea, tashmë shfaqen edhe Atletiko dhe Reali.


I pyetur disa ditë më parë, agjenti i Hysajt, Mario Guiffredi, deklaroi se e ardhmja e Hysajt lidhet ngushtësisht me të ardhmen e teknikut Sarri, i cili nëse qëndron më gjatë tek Napoli, do e dojë në skuadër mbrojtësin. Gjithsesi, sirenat e alarmit për Hysajn tashmë kanë rënë.

Related posts

HUMBJA ME GOLEADË NDAJ HOLANDËS/ Dridhet stoli i Gynesh, Turqia ëndërron një trajner kampion bote

Delo.autor

PAMJET LIVE/ Pritjes së madhe i erdhi fundi, ndiqni në kohë reale ceremoninë hapëse të Botërorit “Katar 2022”

F.autor

Eto’o largohet nga Antalyaspor, shumë pranë një tjetër klubi turk

Q.Autor

Leave a Comment