Futboll

E pranon gjyqtari Ovrebo: Bëra shumë gabime në ndeshjen Chelsea – Barcelona

​Tom Henning Ovrebo njihet nga të gjithë futbolldashësit, për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Barcelonës më 6 maj të vitit 2009
Një nga ndeshjet më skandaloze në Ligën e Kampionëve është ajo ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës në vitin 2009, ku gjyqtar ishte Tom Henning Ovrebo.

Ai gjatë një interviste për Marca e ka pranuar se nuk ndihet krenar për atë ndeshje dhe se kishte bërë disa gabime.

“A ndiheni krenar për drejtësinë në ndeshjen Chelsea-Barcelona? Jo aspak. Ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por gabime mund të bëhen nga gjyqtarët, ashtu sikurse nga trajnerët dhe lojtarët. Ju mund të keni një ditë që nuk jeni në nivel. Por jo, nuk jam krenar me atë ditë”, tha fillimisht Ovrebo.

“Ishin disa gabime në atë ndeshje dhe të gjithë kanë mendimet e tyre. Por, jam krenar me karrierën që kam pasur në elitën evropiane për një kohë dhe në vendin tim. Kjo është arsyeje pse ju nuk duhet të mbaheni mend vetëm për një ndeshje, që fatkeqësisht disa njerëz vetëm për atë më kujtojnë”, u shpreh ai në fund.

Ovrebo nuk kishte ndaluar disa penallti të pastra për Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilët në fund barazuan me Barcelonën 1:1, e që më vonë katalonasit triumfuan në këtë garë dhe fituan tripletën e famshme.

Pikërisht këto dy skuadra do të takohen këtë të martë në Stamford Bridge, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /

 

Related posts

REFUZOI SHIRITIN DHE NUMRIN 1/ Buffon pranon hierarkinë: Nuk jam titullar sepse…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria e nis me fitore: Xhaka trondit Izraelin, Strakosha bën HEROIN

Isa.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE NË “FA CUP”/ Aguero kualifikoi Cityn me gol të parregullt, ja prova (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment