Bundesliga Futboll Sport

ZBULON IDHULLIN E DIKURSHËM/ Coman: Unë, Riberi i ardhshëm? Jo, jam vetvetja

Intervistë interesante e Kingsley Coman, futbollist i Bayern Munich dhe Francës, dhënë për “Sport1.de”. Ish-lojtari i Juventusit u fokusua në disa aspekte të përvojës së tij në Bavari, midis rinovimit të kontratës së nënshkruar së fundi dhe të ardhmes që mund të jetë edhe më e ndritshme:

“Çfarë më bindi të rinovoja? Këtu te Bayern Munich jemi si një familje. Ajo që më dha ky klub ishte vërtet shumë, edhe në momentet më të vështira që kam përjetuar.

Unë e di se çfarë mund të jap dhe jam i bindur se mund të përmirësohem më tej. Nagelsmann, i njohur për rritjen e lojtarëve? Mendoj se jam ende larg potencialit tim maksimal. Shpresoj ta arrij atë”.

Më tej, francezi zbuloi modelet e tij në futboll: “Ribery, idhulli im? Si fëmijë doja shumë Ronaldinho. Sidoqoftë, edhe Franck ishte një lojtar i mrekullueshëm. Një model dhe shembull.

A më pëlqen të bëhem si ai? Jo, nuk dua të jem Ribery i ri. Sigurisht, dua të bëhem një legjendë e Bayern Munich, por synoj të jem vetëm Coman”.

Related posts

KA BËRË NJË GJEST ADMIRIMI/ Nga Shqipëria në Zvicër për një FOTO me…

Delo.autor

U përjashtua në fillim të Botërorit/ Ja vendimi drastik i sulmuesit kroat 

Isa.Autor

PAMJE RRËNQETHËSE/ E mbuluar me GJAK, ATLETJA fiton MEDALJEN E ARTË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment