Futboll La Liga

Edhe durimi i Messit ka fund, argjentinasi dhe kapiteni i Espanyolit konfrontohen në fund të ndeshjes (VIDEO)

Barcelona barazoi me Espanyolin me rezultat 1-1 në La Liga.

Ishte një ndeshje shumë e ashpër nga të dy anët, posaçërisht nga lojtarët vendas. Por, paska e kuptueshme kur e mendon se ishte një derbi lokal.

Dhe këtë herë cak i ndërhyrjeve të ashpra ishte Lionel Messi, i cili tregoi edhe se edhe durimi i tij ka fund.

Në minutën e 60-të, një minutë pasi ylli argjentinas u fut në lojë pas disa lëvizjeve të bukura në fushë u ndal në mënyrë të palejuar nga Victor Sanchez. Pasi Messi është mësuar me gjëra të tilla nuk reagoi dhe çdo gjë u kalua pa shumë zhurmë.

Kapiteni i Espanyolit vazhdoi të luajë ashpër ndaj Messit dhe në minutën e 90-të pasi u driblua bukur nga Messi e goditi atë.

Kur aksioni përfundoi dyshja ishin përballë njëri-tjetrit, ata shkëmben disa fjalë dhe filluan të shtyhen, por ndërhynë lojtarë të tjerë dhe paska dyshja u qetësuan.

Ata vazhduan në minutat e mbetur duke debatuar dhe në vazhdim pritet të bëhen publike edhe fjalët që ata shkëmbyen.

https://youtu.be/1dsXcL7Ws68

Related posts

U MBYLL JAVA E KATËRT E SUPERIORES/ Rekord me kartonët e kuq, 3 skuadra nuk gjetën rrjetën. Ja statistikat….

Delo.autor

“NUK DUAM T’I TREGOJMË OBJEKTIVAT PARA KAMERAVE”/ Trajneri i Vllaznisë: Të punojmë me modesti dhe përulje

Delo.autor

ALARMON TIFOZËT E JUVENTUS/ Menaxheri i mbrojtësit Chiellini: Dëshiron të qëndrojë, por…

Delo.autor

Leave a Comment