Futboll

Espanyol – Real Madrid: Zidane përsëri s’e fton Cristiano Ronaldon (FOTO)

Real Madridi e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e sotme ndaj Espanyolit, ku vërehet përsëri mungesa e Cristiano Ronaldos.
Real Madridi do të luajë sonte në udhëtim kundër Espanyolit në “RCDE Stadium” në kuadër të La Ligës, transmeton Express.

Djelmoshat e Zinedine Zidane më në fund e kanë gjetur formën në javët e fundit dhe tani janë në një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Sa i përket La Ligës, Reali i ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, duke barazuar vetëm një herë, dhe falë këtyre rezultateve pozitive është ngjitur në vendin e tretë në tabelë.

Realit do t’i mungojnë Luka Modric, Toni Kroos dhe Marcelo, të cilët nuk janë të gatshëm ende pas dëmtimeve të lehta, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk është ftuar fare pasi Zidane dëshiron ta pushojë portugezin.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e të ftuarve.

 

 

Related posts

Ronaldo zbulon moshën biologjike dhe paralajmëron të gjithë

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ “LOS BLANCOS”/ Ylli i Betis: As për 200 milionë euro nuk do ta bëja atë që bënë ata

Delo.autor

PORTIERI HARRON PËR ÇFARË KA HYRË NË FUSHË/ Bëhet virale, pëson 2 gola në 2 minuta nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment