Shqipëri

Fino akuzon Dukën: Kjo, manovër dëshpëruese e kandidatit humbës

Ka ndërhyrje politike, por nuk ndodh si me zgjedhjet politike. Një ditë para zgjedhjeve politike, vendore apo të përgjithshme qofshin, ka heshtje zgjedhore. Në rastin e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, që mbahet nesër në Durrës, kjo gjë nuk ndodh, qoftë edhe sa për “fair-play” sportiv.

Eshtë kandidati për president, Bashkim Fino, ai që ka vijuar me akuzat e tij edhe mesditën e sotme. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, rivali i Armando Dukës përgënjeshtron ftesat e kreut aktual të FSHF-së për të qenë në një darkë sonte, në “Hotel Adriatiku”: “Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë te hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do të jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president.

Sqaroj të gjithë anëtarët se kjo është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së, apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!”

 

Related posts

PO SHKËLQEN ME EKIPIN E TË RINJVE/ Chelsea rinovon kontratën me shqiptarin Armando Broja deri…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Sadiku: Në Spanjë COVID-19 nuk u mor seriozisht, unë dhe të tjerët talleshin në…

Delo.autor

SINJALE EDHE PËR GREZDËN/ Shpërthen Xherard: Nuk u besoj më të rinjve

Isa.Autor

Leave a Comment