Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës, Olainka i “vret” shpresën për pikë (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose dhe ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, Piter Olainka, arritën të gjenin rrugën e rrjetës në sfidën Karvina-Slavia e Pragës, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-3.

Qose e nisi këtë përballje si titullar, ndërsa Olainka u hodh nga stoli. Mesfushori i Kombëtares, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të, duke ngushtuar përkohësisht sfidat në 1-2, ndërkohë që nigeriani, i hedhur në fushë në pjesën e dytë, vulosi shifrat 1-3 në minutën e 85-të, duke i siguruar fitoren e 13-të në kampionat Slavias së Pragës, që kryeson me 9 pikë më shumë se Jabloneci dhe Sparta e Pragës.

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

FOTO/ Pësoi gol në minutën e 93’, ja nota katastrofë për Strakoshën

Q.Autor

“MË MORËN PARATË DHE…”/ Probleme për futbollistin e Kukësit, i grabisin shtëpinë ndërkohë që ishte në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment