Futboll

Fitore minimale për Ajaxin, Van Persie nderon Feyenoordin

Feyenoord rikthehet tek suksesi në kampionat, pas disfatës së fundjavës së kaluar. Ekipi i Xhovani Van Brokorst siguroi 3 pikë falë rrjetës se Robin Van Persie. Një ndeshje aspak e lehtë për vendasit, të cilët pavarësisht intensitetit të lojës, nuk ia dolën dot të cënonin portën e kundërshtarit.

Ndërsa në fraksionin e dytë, Van Persie ndal topin në fundin e rrjetës në min e 59. Pjesa e mbetur e lojës pavarësisht dëshirës nuk ka pa asnjërin prej dy ekipeve të festonin. Sidoqoftë përtej 3 pikëve, zona Champions qëndron sërish larg për Feyenoordin.

Fitore minimale edhe për Ajaxin në transfertën ndaj Zwolles. Heroi i takimit për harkëtarët ishte Huntelar. Rastet dhe mundësitë nga të dy krahët nuk munguan, por portat mbetën të paprekura.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, kundërsulmi i shpejtë harkëtarëve, me Huntelar që finalizon në mënyrën më të mirë të mundshme. Suksesi shkurton distancën me PSV Einthovenin e vendit të parë me tre pikë.

Related posts

Në Itali e presin për të firmosur kontratën, por Berisha “zgjedh”… (FOTO)

Sadik.Autor

KATAR 2022/ “Çmenduri” e Polonisë, realizon 2 gola për 56 sekonda ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

MAVRAJ TRADHËTON PANUCCIN/ Skocia shëtit me “poker” në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

Leave a Comment