Kategoria Superiore Shqipëri

Fitore për ditëlindje, Partizani mund Kamzën dhe e parakalon në renditje

Partizani arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme, përballë Kamzës në kryeqytet. Sfida u vendos vetëm në pjesën e parë, me golat e shpejtë që erdhën që brenda 25 minutave të para.

Golin e parë e shënoi Asani, i cili pas një ngatërrese të portierit Gjonikaj, doli i vetëm me portën dhe shënoi qetësisht. Ishte po Asani, që pas një aksioni model të demave, shënoi edhe të dytin. Për miqtë ngushtoi shifrat Plaku, menjëherë pas golit të dytë të Asanit, por vetëm kaq.

Partizani arriti kështu një fitore në ditën e ditëlindjes së 72-të, dhe me këto tri pikë, arriti të parakalonte Kamzën në renditje.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Ribaj “zbrazet”: Ishte momenti kur po festonim golin, ja çfarë i thashë tifozëve

Delo.autor

“FUTBOLLI NUK TË FAL PO HUMBE PËRQËNDRIMIN”/ Flet trajneri Mema: Duhet të shkojmë në Ballsh për…

Delo.autor

NDODH SURPRIZA NË KAMËZ/ Kastrioti merr 3 pikë të arta për mbijetesë ndaj Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment