Futboll Seria A

Flet blerja e re e Juventus: Nuk bëra gabimin e Gagliardini-t

Mattia Caldara beson se ka bërë një zgjedhje më të mirë se ish-lojtari i Atalanta-s Roberto Gagliardini duke iu bashkuar Juventus-it sezonin që vjen.

Gagliardini u largua nga Atalanta për t’u transferuar tek Inter në janar të 2017, por mesfushori ka luajtur pak nën drejtimin e Luciano Spalletti-t këtë sezon dhe Caldara mendon se ishte vendimi i duhur për të shtyrë kalimin te Zonja e Vjetër.

“Vendimi i Gagliardini-t për t’iu bashkuar Inter-it menjëherë? Për mendimin tim, ai tregoi se ishte një lojtar i madh tek Atalanta dhe e meriton Inter-in,” shprehet mbrojtësi për Radio Anch’io Sport.

“Ai nuk po kalon një moment të mirë, por ai do të jetë pjesë e së ardhmes së Italisë. Prapëseprapë, mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë.”

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Boateng rigjen Messin, zgjedh skuadrën franceze si destinacion

Delo.autor

Atletico Madrid ka gati 20 milionë euro për sulmuesin e Milanit, pritet miratimi i Elliott

Isa.Autor

Është jashtë planeve të Petkoviç/ Një tjetër shqiptar do të ketë fatin e Behramit

Isa.Autor

Leave a Comment