Futboll La Liga

Lojtari që abuzoi Umtiti: Unë racist? Gruaja ime është cigane

Sergio Garcia i Espanyol ka mohuar se është racist pasi thuhet t’i ketë thënë mbrojtësit të Barcelona-s Samuel Umtiti “zezak m**i”.

Dyshja u përplas gjatë derbit katalanas që përfundoi 1-1 përpara se Garcia të sulmonte Umtiti.

Ata u konfrontuan pas vërshëllimës së fundit dhe më pas në tunelin e stadiumit përpara se të ndërhynte Gerard Pique për t’i ndarë.

Garcia përdori Instagram për të mbrojtur veten.

“Së pari, për ta sqaruar, kam folur me Samuel që dje.

“Në asnjë mënyrë nuk kam pasur qëllim të dukem racist. Ju e dini të gjithë se gruaja ime është me rrënjë cigane dhe unë jam rritur në një lagje multi-kulturore.

“Kunati im është një afro-amerikan. Në një moment tensionues në lojë thuhen gjëra që duhet të mbeten aty,” ishte postimi i lojtarit të Espanyol.

Related posts

DOKUMENTARI I RRALLË/ Zbulohen sekretet e La Ligës: Intriga, racizëm dhe…luftë me kancerin

Isa.Autor

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Q.Autor

GREZDA rikthehen optimizin/ Gati për Shqipërinë: Do zëvendësoj ROSHIN e SADIKUN

Isa.Autor

Leave a Comment