Shqipëri

(FOTO) Mungesat në ekip, ja si pritet të luajnë sot Partizani dhe Flamurtari

Partizani nuk do të jetë i plotë për ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës.

Përpos të dëmtuarve të hershëm, Çani dhe Fejzullahu, për këtë takim do të mungojë edhe Renaldo Kalari, i cili u dëmtua para dy javësh në Vlorë.

asd

Të kuqtë pritet që sot të luajnë ndaj vlonjatëve thuajse me të njëjtin formacion si takimin e fundit ndaj Laçit. Ndryshimi i vetëm mbetet braziliani Lukas, i cili nuk shikohet titullar sot dhe në vend të tij pritet të luajë 19-vjeçari Esat Mala.

flamurtari

Flamurtari do të ketë sot një mungesë të sigurt. Xhufo do të mungojë edhe në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit. Duket se dëmtimi për Xhufon është serioz dhe ende nuk mund të thuhet se sa do të qëndrojë larg fushave, por gjasat janë për disa javë.

AA

Ndërkaq, për këtë ndeshje rikthehet Bicaj, që e ka kaluar dëmtimin tashmë, po ashtu edhe Sidibe. Gjasat janë që ndryshimet të jenë të vogla në këtë ndeshje krahasuar me takimin e fundit me Skënderbeun për kampiona.

Related posts

MESFUSHORI MARKU MBETET JASHTË/ Por Brdariç ende shpreson për rikthimin e një tjetër titullari

Delo.autor

Kukësi i 2018-ës bind, merita është e trajnerit Pacult

Q.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar mbyll aventurën me ekipin kroat, do të transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment