Shqipëri

Nga Kukësi në Gjirokastër, për arbitrat ankohen të gjithë

Kukësi shpall “non grata” Enea Jorgjin, ndërsa Tirana i bën kërkesë zyrtare FSHF-së që sot në “Zeqir Ymeri” të gjykohet vetëm nga arbitra që mbajnë stemën e FIFA-s.

Në Vlorë nuk duan më Juxhin Xhajën dhe Eldorian Hamitin, por edhe Partizani i frikësohet gjykimit pas ndeshjes së fundit në kampionat kundër Laçit.

E njëjta gjë edhe me Luftëtarin, që u ndje i vjedhur në takimin e parë çerekfinal ndaj kurbinasve, teksa pretendoi se i munguan dy penallti.

juxhin xhaja

Të gjithë ankohen për arbitrat dhe presioni ndaj tyre duket asfiksues, për më tepër që jemi në një moment delikat të sezonit. Pas akuzave të shtuara veçanërisht në dy javët e fundit, sot është provë e madhe edhe për gjyqtarët, që natyrisht paragjykohen rëndom nga klubet e Superiores.

Kukësi-Tirana (1-1), Partizani-Flamurtari (0-1), Skënderbeu-Teuta (2-0) dhe Luftëtari-Laçi (0-3). Janë këto çiftet që do të përcaktojnë sot gjysmëfinalistet.

kukesi-flamurtarii-470x274 / hamiti

Sytë e klubeve janë edhe nga arbitrat, pasi gjithnjë e më tepër po humbet besimi pas gabimeve që kanë vendosur edhe titullin. Ky është moment kur “bluzat e zeza” duhet të rivendosin autoritetin e tyre dhe të mos ndikojnë në garë, qoftë për kampionat, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë.

Në letër, ndeshjet më delikate janë ato që do të luhen në Kukës dhe “Selman Stërmasi”. Praktikisht duhet të jenë dy arbitra kryesorë që kanë stemën e FIFA-s.

Kukesi

Mirëpo, i pari që “digjet” për ndeshjen në “Zeqir Ymeri” është Enea Jorgji, pas gabimit në takimin Kukësi-Kamza 0-1. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Eldorian Hamitin, i cili ka gjykuar disa herë verilindorët në kampionat këtë sezon dhe, për më tepër, ka pasur akuza nga Flamurtari.

starova-jorgji-470x263

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se Kukësi-Tirana i është besuar Juxhin Xhajës, i cili këtë vit ka marrë edhe stemën e FIFA-s. Një zgjedhje që duket se kënaq të dyja palët. Një hall më vete është Partizani-Flamurtari, me vlonjatët që nuk e duan Hamitin. Gazeta mëson se sektori i gjykimit i ka besuar arbitrit nga Fieri, Emirjon Sino.

Related posts

“KATAR 2022″/ Kombërtarja merr lajmin e mirë, Anglia humbet portierin titullar, ja shkaku…

Delo.autor

“KALENDARI FAVORIZON NJË SKUARDËR”/ Reja dhe lufta për titull në Itali: Ai nuk mund të ndalet

Delo.autor

SPECIALE/ Pse trajnerët e kombëtares nuk e duan “BRUMIN” SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment