Futboll Seria A

FOTO/ Tek Interi s’ka më harmoni. Tifozët e fërshëllejnë, Brozovic duartroket me ironi

Marrëdhënia Brozoviç me tifozët e Interit është prishur përfundimisht pasditen e sotme.

Mbështetësit zikaltër kanë fërshëllyer mesfushorin kroat në momentin që ai është zëvendësuar nga trajneri Spalletti, kur ndeshja me Bolognën ishte ende 1-1.

Pas pak më shumë se një orë me ulje dhe ngritje në lojë, kroati u thirr ne pankinë për ti lënë vendin brazilianit Rafinha.

Sapo arbitri i katërt ngriti tabelën elektronike me numrin 77, në tribunat e “San Siro”-s filluan fërshëllimat.

Reagimi ka qenë i njëjtë edhe nga Brozoviç që i është kthyer tifozëve duke duartrokitur me ironi.

Edhe një javë më parë, në ndeshjen me Crotonen kroati refuzoi të përshëndetej me trajnerin dhe për të gjithë u krijua ideja se marrëdhënia me kroatin është komplikuar shumë.

Related posts

LAUTARO “TRADHËTON” INTER/ Bologna fiton me përmbysje në “San Siro”

Delo.autor

Lacio zhgënjen dhe i duhet fitorja në Ukrainë, Strakosha bën sa mundet

Q.Autor

Gattuso pranon: Inter meritonte më shumë në derbi

Sadik.Autor

Leave a Comment