Futboll Premier League

Zëvendësimi i Pogba ndaj Newcastles, Mourinho tregon arsyen e vendimit

Jose Mourinho edhe një herë tjetër ka zëvendësuar mesfushorin Paul Pogba, kësaj radhe në humbjen 1:0 nga Newcastle United

Mesfushori francez, Paul Pogba vazhdon të ketë probleme në Manchester United dhe ende nuk ka arritur të përmbush pritshmeritë.

Ai vazhdon të luajë rregullisht, por jo në nivelin që ishte pritur, duke mos arsyetuar asnjëherë shumë prej 105 milionë eurosh që pagoi Unitedi kur e transfero inga Juventus në vitin 2016.

Në humbjen e sotme nga Newcastle, Pogba u zëvendësua në pjesën e dytë dhe sipas trajnerit Jose Mouinho, arsyeja ishte teknike.

“Pogba? Nuk ka probleme fizike. Dëshiroja një mënyrë tjetër të luajturit në mesfushë, sepse Newcastle po mbrohej në bllok”, tha Mourinho për Sky Sports.

“E doja thjeshtësinë e Carrick dhe dëshiroja që Sanchez të luante më afër Lukakut si sulmues i dytë”, u shpreh në fund portugezi.

Pas 27 xhirove të Premierligës, United renditet në vendin e dytë më 56 pikë, 16 më pak se sa City në vendin e parë dhe gjashtë pikë më shumë se sa Chelsea në vendin e pestë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

RIKTHIMI QË NUK VLEN/ Interi mendon menjëherë shitjen e ish-kampionit të Botës

F.autor

PASI REALIZOI ËNDRRËN/ Uzuni: Ju tregoj bisedën me CRISTIANO RONALDON

Delo.autor

KAP LEWANDOWSKIN POR NUK MJAFTON/ Lukaku: Shumë pakujdesi, gabimet paguhen

Delo.autor

Leave a Comment