Bundesliga Futboll

Frankfurt-Leipzig, 3 përballjet e fundit kanë sjellë 3 ose më shumë gola

Java e 23-të e kampionatit gjerman do të mbyllet mbrëmjen e së dielës me ndeshjen që do të luhet në “Commerzbank-Arena” mes Frankfurt dhe Leipzig. Vendasit kanë reaguar pas humbjes 3-0 të pësuar në transfertë kundër Augsburg duke realizuar katër gola në fitoren e marrë javën e fundit kundër Koln.

Ata janë në vendin e gjashtë ë renditjes, por mund të bëhen pjesë e katër të parëve në rast të një fitoreje sot. Leipzig, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë ndeshje pas fitores së rëndësishme që kanë marrë në fushën e Napoli-t, ndeshje e vlefshme për 1/16-at e Europa League.

Ajo ka qenë fitorja e tyre e tretë radhazi dhe mbrëmjen e sotme do të kërkojnë të katërtën radhazi për t’u ngjitur në vendin e dytë të Bundesliga-s. Kjo do të jetë përballja e katërt mes këtyre dy ekipeve.

Frankfurt nuk ka arritur ta fitojë kurrë ndaj Leipzig, që ka marrë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshje. Miqtë kanë fituar 2-1 në ndeshjen e fazës së parë dhe në tre takimet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave janë realizuar 3 ose më shumë gola.

 

Related posts

I MBYLLI PËRFUNDIMISHT DERËN GREZDËS/ Steven Gerrard: Mbaj unë përgjegjësi për…

Delo.autor

U REFUZUA NJË HERË/ Bayern Munih kërkon sërish yllin e Chelseas

Delo.autor

E ARDHMJA MILINKOVIC-SAVIC TEK LAZIO NË DYSHIM/ Ylli i Serisë A ëndërron të arrijë marrëveshjen me klubin e madh…w

Delo.autor

Leave a Comment