Kategoria Superiore Shqipëri

Gaboi te goli i Partizanit, Imami kërkon falje publikisht

Në ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit, e mbyllur me shifrat 1-3, goli i shënuar nga Gojkoviç erdhi si pasojë e një gabimi në mbrojtje nga Eni Imami, i cili shpesh herë ka qenë protagonist me ekipin e Kukësit.

Pjesa tjetër e skuadrës, duket se e kanë hedhur poshtë atë gabim të Imamit, duke shënuar 3 herë të tjera kundër ekipit të Partizanit. Me 2 gola të Gurit dhe një gol i Hoxhës, ekipi i Kukësit është ringjitur sërish në vendin e tretë.

Eni Imami ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, duke ju kërkuar falje ekipit dhe tifozëve, dhe njëkohësisht falenderon ekipin për fitoren e realizuar.

“Më falni 100 herë dhe ju faleminderit 1000 herë. #EkipiKampion”,- shkruante Imami në foton me ekipin duke festuar në dhomat e zhveshjes.

Related posts

SHANSI I FUNDIT PËR TË “RINDEZUR” SHPRESËN/ Ja çfarë mund të bëj klubi i Skënderbeut

Delo.autor

“NDESHJEN E PARË E KEMI ME ANDORËN NË…”/ Trajneri Bushi: Kemi një ekip shumë të fortë, ne mund të kualifikohemi

Delo.autor

Klubi i Tiranës vendos shpërblim për kualifikimin, shuma ngelet “mister”

Q.Autor

Leave a Comment