Futboll Kategoria Superiore Sport

“DO TA KALOJMË TURIN E PARË”/ Safet Gjici: Gega po merr përditë “dhurata”, ja merkatoja jonë

Kukësi e mbylli sezonin pa trofe dhe vendi i dytë u duk shumë i pamjaftueshëm për klubin verilindor, që në përbërje kishte elementë mjaft cilësorë për nivelin e kampionatit shqiptar. Emra si Shkurtaj, Abazaj, Rroca, Musolli, Ethemi e Gavazaj nuk arritën dot ta shpallnin Kukësin kampion, por tashmë presidenti, Safet Gjici, kërkon kalimin e turit të parë në Ligën e Europës.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kreu i klubit komenton shortin, situatën në ekip, merkaton në hyrje dhe dalje, si dhe çështjen e Valon Ethemit.

SHORTI – Fillimisht presidenti komentoi përballjen me Slavien e Sofjes më 27 gusht në Tiranë. “Sa i përket shortit, mendoj se përballë kemi një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht. Kemi një favor që luajmë në Shqipëri, por duhet shumë kujdes. Ekipi duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë, në maksimalen e mundshme. Është një ekip me eksperiencë të madhe në Europë. Gega bashkë me stafin dhe skuadrën duhet ta studiojnë mirë Slavian, përditë dhe në detaje. Unë kam besim se do ta kalojmë turin e parë”, është shprehur fillimisht kreu i klubit kuksian.
kukesi
MERKATO – Nga Kukësi ka firo dhe natyrisht duhen përforcime për të kompensuar largimet e Shkurtajt, Abazajt etj. Megjithatë, drejtuesit po mundohen që të bëjnë afrime në një kohë rekord. Presidenti Gjici, i pyetur nëse do t’i bëjë ndonjë “dhuratë” trajnerit Gega, u shpreh: “Përditë trajneri po merr dhurata. Edhe sot një lojtar i mirë i kampionatit tonë do të jetë pjesë e ekipit. Presim dhe një ose dy përforcime dhe s’ka nevojë besoj më skuadra”.|

Related posts

Transferimi tek Barcelona, Coutinho sakrifikoi pagën për katalanasit

Q.Autor

KA DITËLINDJEN/ Ermir Lenjani feston 30 vjetorin e lindjes, merr urimin special nga… (FOTO)

Delo.autor

UEFA MERR VENDIMIN DRASTIK/ Klubi shqiptar humbet ndeshjen e Champions-it në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment